Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës.
Festim Skëndaj, Shefi i Përpunimit të të Dhënave të Trageteve, thotë se pavarësisht problematikave që ka pasur porti i Vlorës, ai është përballur me një fluks të lartë pasagjerësh.
“Sezoni ka qenë i suksesshëm, veçanërisht për muajin gusht,” thotë Skëndaj. “Në dalje kemi pasur 36 mijë e 200 pasagjerë dhe 10,500 mjete, ndërsa në hyrje 31 mijë e 200 pasagjerë dhe 8,500 mjete”, thotë Skëndaj.
Sipas të dhënave të Autoritetit Portual, numri i emigrantëve që janë kthyer në shtëpi për pushime dhe ai i turistëve të huaj ka qenë thuajse i njëjtë.
Ata që kanë dominuar kanë qenë italianët, por nuk kanë munguar edhe kombësi të tjera.
“Ka pasur jo vetëm italianë, por edhe nga Franca, Polonia, Ukraina dhe Spanja,” shton ai.
Megjithatë, punimet që po kryhen aktualisht në portin e Vlorës kanë ndikuar negativisht në menaxhimin e fluksit të pasagjerëve.
“Mundësitë që ofron ky port janë të kufizuara. Hapësira është më e vogël dhe ka probleme në përpunimin e mjeteve,” thekson Skëndaj.
Portin e Vlorës e zgjedhin kryesisht pasagjerët që vijnë për të kaluar pushime në Vlorë dhe në jug të vendit.
“Nuk është se e zgjedhin për vetë portin e Vlorës, por për shkak të afërsisë dhe sepse është një linjë e lirë,” përfundon ai.
Ndërkohë, përgjatë shtatorit dhe gjatë vjeshtës, fluksi në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës po kthehet drejt normalitetit, duke qenë në rënie dhe plotësisht i përballueshëm nga autoritetet portuale.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik
Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik