Viti i ri shkollor nis me ndalim të telefonave në klasë, çfarë masash parashikohen
Ky vit i ri shkollor nis me rregulla më strikte për përdorimin e telefonave. Nxënësit duhet t’i dorëzojnë aparatet te mësuesit kujdestarë përpara fillimit të mësimit.
Nëse kapen duke i përdorur gjatë orës, do të përballen me masa ndëshkuese, deri në penalizim nga mësimi.
Ndëshkimet janë të ndara sipas shkallës së shkeljes. Shkelja e parë parashikon vërejtje për nxënësin dhe njoftim të prindërve.
Në rastin e dytë, telefoni mbahet për një periudhë të caktuar. Ndërsa në rast përsëritjeje, masat mund të shkojnë nga ulja e notës së sjelljes deri te pezullimi i përkohshëm nga mësimi.
“Mendoj se pasja e telefonit gjatë orës së mësimit sjell probleme, jo vetëm për mësuesit që e kanë të vështirë të mbajnë nxënësit të përqendruar, por shpërqendron edhe të tjerët në klasë. Edhe më parë ka qenë e ndaluar, por nuk ka dhënë rezultat. Do të ishte më mirë të gjendeshin metoda të tjera, sepse nuk besoj se kjo do të funksionojë,” – thotë Nevruz Kaptelli nga Sindikata e Pavarur e Arsimit.
Ligji i ri prek nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve. Përjashtim bëjnë vetëm ata që kanë probleme shëndetësore, rast në të cilin prindi njofton drejtorinë. Në këto raste, telefoni i fikur qëndron në shkollë dhe i dorëzohet nxënësit vetëm pas përfundimit të orarit.
Çdo klasë do të ketë një kuti të posaçme për ruajtjen e celularëve.
Edhe për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave janë parashikuar ndëshkime, nëse nuk zbatojnë udhëzimin e ri.
Ky vit i ri shkollor nis me rregulla më strikte për përdorimin e telefonave. Nxënësit duhet t’i dorëzojnë aparatet tek mësuesit kujdestarë përpara fillimit të mësimit. Në të kundërt, ata që kapen duke përdorur telefonin do përballen me masa ndëshkuese deri në penalizim nga mësimi pic.twitter.com/LzOup3Od1J
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 2, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 13:40 PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 13:34 Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
- 13:23 Kupa e Botës 2026, Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik