Berisha ‘non grata’, Bushati: Para 10 vjetësh do ishte mirë, sot është hipokrizi. Shantazh i pastër në emër të stabilokracisë
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan në emision ‘Shock’ të mbrëmjes së sotme lidhur me vendimin e DASH që e shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.
Për analistin Andi Bushati vendimi i marrë pikërisht në këtë moment ka si qëllim për t’i rrugë ‘regjimit me vota të vjedhura të Ramës..
Sipas z. Bushati, nuk është risi për amerikanët që i japin prioritet stabilitetit përballë demokracisë, pasi ky vendim për Berishën duhet të kishte ardhur shumë më shpejt, kur në atë kohë kryeministër, bëri Gërdecin dhe 21 janarin, por nga SHBA quhej burrë shteti.
“Unë e shoh të pikturuar Berishën siç e ka bërë SHBA sot, por kur i thoshim ne këto për Berishën amerikanët i quanin grusht shteti. Ka dy kryeçështje; korrupsioni në Gërdec dhe minimi i demokracisë me vrasjen e protestuesve. Pse kjo hipokrizi, pse ishte i mirë në 2011 Berisha?
Ka ndryshuar vetëm gati se atëherë ishte në pushtet dhe atëherë i keq ishte Rama e Kokëdhima.
Sot e ka firmosur sekretari i shtetit, por Rama e paralajmëroi që në 2019. Sot ekziston rreziku që opozita të protestojë dhe të shkundë sistemin për votën e vjedhur. Është një sinjal për opozitën,
Mes stabilitetit dhe demokracisë, Amerika ka prevaluar të dytën; kur Berisha ka bërë krime e kanë mbrojtur. S’u intereson amerikanëve kush qeveris Shqipërinë”, tha analisti Bushati.
Për analistin Baton Haxhiu vendimi i sotëm është një lajm i keq për ish-presidentin dhe Shqipërinë.
Sipas tij përzierja e familjes së ish-kryeministrit në atë që ai e quajti linçim publik është gjithsesi për të ardhur keq pavarësisht se siç tha, Berisha këtë linçim e ka bërë ndaj dhjetëra personaliteteve.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura