VIDEO/ Vendosen në pranga 4 francezë për vjedhje në Ksamil

5 Shtator 2025 | 13:19

Katër shtetas francezë janë arrestuar në flagrancë nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas dokumentimit të dy rasteve të vjedhjes në Ksamil dhe Sarandë.

Sipas njoftimit zyrtar, në Ksamil u ndaluan 3 shtetas të rinj francezë: P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, të gjithë banues në Paris. Ata dyshohen se më 4 shtator 2025, në një lokal në lagjen nr. 3, kanë vjedhur sende elektrike, shishe me pije alkoolike dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.

Ndërkohë, në Sarandë, po më 4 shtator, u arrestua edhe shtetasi B. S., 27 vjeç, banues në Paris, i dyshuar për vjedhjen e një aparati celular në ambientet e një lokali në lagjen nr. 4 të qytetit.

Policia bëri të ditur se një pjesë e sendeve të vjedhura është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndaj të arrestuarve janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e tyre të dyshuar kriminal.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026