“Detyrimi më absolut i PD”, Berisha: Betejë për të vërtetuar shkeljet zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një konferencë për media nga selia blu se detyrimi më absolut i PD është vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor.
Teksa komentoi vendimin e një dite më parë të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi ankimin e PD për zgjedhjet e 11 majit, Berisha u shpreh se beteja do vazhdojë në të gjitha frontet.
“Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet në kontroll të plotë të Ramaduros. Por kjo nuk do thotë që ne të mos ndjekim procedurën.
Nga qindra vendime dhe ne do e japim shifrën, 99.9 për qind të tyre, që nga 20 marsi gjer sot, janë dhënë kundër opozitës dhe pro narkopartisë së shtetit.
Ne nuk kemi iluzione, por ne, thashë, betejën do e bëjmë në të gjitha frontet.
Natyrisht e them këtu, dokumentimi, vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor, i të gjitha mekanizmave të shndërrimit të tij në një farsë, është detyrimi më absolut i PD-së para demokratëve shqiptarëve, para zgjedhësve shqiptarë.
E kundërta do të ishte një bashkëpunim në krim monstruoz elektoral, do të ishte një akt i pafalshëm që do bënte këtë forcë politike bashkëfajtore në farsën elektorale të vendit”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje