Vrasja e Kristjan Kolës në Shkodër, avokati: Policia ka bërë një gabim amator
Në një deklaratë për emisionin “Review” me moderatore Greta Topjana në Euronews Albania, avokati Bledar Meminaj ka dhënë opinionin e tij mbi ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës, ku 34-vjeçari Kristjan Koka u ekzekutua në qendër të qytetit.
Meminaj theksoi se në këtë rast ka munguar kontaktimi i familjarit kryesor, kryefamiljarit, çka sipas tij përbën një gabim të rëndë nga ana e policisë.
“Përsa i përket çështjes ku nuk është pyetur familjari kryesor, si kryefamiljari, në raste të tilla kur nuk kemi të dhëna mbi viktimën, unë jam me Eugenin se automatikisht duhet të pyeteshin. Nëse nuk pyet këtë person, minimalisht i ke dhënë 48 orë kohë autorit të dyshuar që mund ta dinte ai,” u shpreh avokati Meminaj, duke e cilësuar këtë si një gabim amator nga policia.
Ngjarja ka tronditur qytetin e Shkodrës dhe ka hapur diskutime mbi mënyrën se si po trajtohen hetimet në raste të tilla.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni