Alcaraz mposht rivalin kryesor Sinner, ngre lart trofeun në US Open
Finalja e US Open ka rezultuar spektakolare, ndërsa vendosi përballë dy nga emrat më në formë të tenisit botëror, Carlos Alcaraz dhe Janik Sinner.
Një duel që zgjati përreth 2 orë e 45 minuta e në fund triumfoi spanjolli që vendos një rekord në karrierën e tij. Me këtë triumf ai gjithashtu rikthehet në krye të piramidës botërore të tenisit, duke zbritu kështu italianin në vendin e dytë.
Alcaraz e nisi mjaft mirë, duke fituar në setin e parë pa shumë vështirësi në shifrat 2-6. Në atë pasardhës, italiani riktheu ekuilibrat, pasi e fitoi 6-3. Në vijim u duk se gjërat u bënë më të lehta me iberikun që fitoi setin e tretë 6-1 dhe atë final 6-4. 3-1 dhe vjen trofeu i radhës për vitin 2025, si dhe fitorja numër 61 për Carlos Alcaraz. Askush si ai përgjatë këtij edicioni, ku ka qenë i jashtëzakonshëm.
Ky është titulli i dytë i fituar në US Open në karrierën e 22-vjecarit, që numëron 7 të tillë përgjatë vitit 2025 në disa kompeticione.
LEXONI GJITHASHTU:
- Teknologjia dështon në Wimbledon, tenistja ruse shpërthen ndaj gjyqtarëve
- Sinner pezullohet 3 muaj nga tenisi, italiani rezultoi pozitiv në testet e doping
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje