Ronaldo shënon dy gola me Portugalinë, vendos rekord të ri personal
Kristiano Ronaldo ishte një ndër më të mirët në fushë në ndeshjen që Portugalia fitoi ndaj Armenisë. 40-vjecari shënoi dopietë, ndërsa në karrierën e tij ka realizuar 38 gola në kualifikueset e një kupe bote.
40-vjecar, por tashmë dihet që mosha është vecse një numër për CR7 i cili po dhuron paraqitje të jashtëzakonshme me Al Nassr, por dhe me kombëtaren portugeze, me të cilën gjeti golin. Sulmuesi luzitan realizoi një dopietë në fitoren që përfaqësuesja e tij mori përballë Armenisë, sfidë e cila u mbyll në shifrat 5-0. Ronaldo krahas këtij dy golëshi vendos dhe një rekord, duke u bërë i vetmi futbollist evropian që realizon kaq shumë gola në këtë fazë të kompeticionit, konkretisht në fushatën kualifikuese.
Ai madje ka lënë pas rivalin e tij më të madh, Lionel Messi që numëron 36 realizime me albicelestët, madje duke shkëlqyer në atë që cilësohet sfida e tij e fundit me Argjentinën në shtëpi. Sa i përket kësaj statistike, lojtari që ka shënuar më tepër në kualifikueset e kupës së botës është Carlos Ruiz me 39 gola, por asnjëherë nuk ka luajtur finalet e kompeticionit.
Ronaldo ka shansin për ta thyer rekordin e tij, duke u vendosur në krye, pasi Portugalia ka ende përballje deri në kupën e botës, teksa ajo ndaj Armenisë ishte e para për këtë edicion.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq