Me skafandër në kokë dhe pistoletë në dorë, del foto e Ragip Gilës pas atentatit

9 Shtator 2025 | 08:37

Euronews Albania ka siguruar imazhet e para të Ragip Gilës menjëherë pas krimit të rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Në pamjet filmike, Gila shfaqet me një skafandër në kokë dhe armë zjarri në dorë, teksa largohet nga vendi i ngjarjes, pas atentatit në një lokal në pedonalen “Kolë Idromeno”.

Nga të shtënat humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso, që dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit, dhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhej në vendin e gabuar në momentin e ngjarjes.

Pas krimit, Gila është larguar fillimisht me motor, por pak metra më tej është përfshirë në një aksident.

Nën kërcënimin e armës ka ndaluar një automjet tip BMW, me të cilin është larguar me shpejtësi ndërsa është filmuar teksa qarkullon me mjetin e vjedhur në përpjekje për t’u arratisur.

Ai arriti deri në lagjen Skënderbeg, ku u përfshi në një përplasje me disa automjete të tjera ndërsa pas aksidentit, braktisi makinën dhe tentoi të largohej në këmbë në drejtim të lumit Kir.

Gila u ndalua nga policia pasi ra nga një lartësi poshtë shinave të trenit, duke pësuar një dëmtim në këmbë.

Në momentin e kapjes ka thënë: “E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë.” Më pas është dërguar për trajtim mjekësor dhe ka dhënë dëshminë e parë përpara hetuesve.

Në deklaratën e dhënë në polici, 30-vjeçari ka pohuar se objektivi i tij ishte vetëm Erogen Vaso, me të cilin pretendon se kishte një konflikt personal.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Më ka kërcënuar dhe më ka bërë si i fortë. E kam pasur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë,” ka deklaruar ai para oficerëve të hetimit.

Megjithatë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po verifikohet nëse Gila ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë.

Dyshimet për një skenar të porositur mbeten të hapura, ndërsa Erogen Vaso ndodhet ende i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026