Berisha akuzon qeverinë për vendosjen e një sistemi përgjimi masiv ndaj popullatës
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke pretenduar se është vendosur një sistem përgjimi masiv në Shqipëri, që sipas tij, rrezikon seriozisht privatësinë e qytetarëve.
Në një deklaratë për shtyp nga Partia Demokratike, Berisha u shpreh se pas bllokimit të rrjetit TikTok, qeveria ka instaluar një teknologji të avancuar të përgjimit të komunikimeve, që – sipas tij – nuk përdoret as nga vendet më autoritare.
“Është teknologjia më policeske që mund të vendoset, me të cilën kontrollohet totalisht privatësia e çdo qytetari, shqiptar apo i huaj”, – deklaroi Berisha, duke shtuar se ky është “një operacion i shëmtuar policor” që po shoqërohet edhe me ndryshime të Kodit Penal, me synim – sipas tij – ndëshkimin e qytetarëve dhe gazetarëve që kritikojnë qeverinë.
Ai paralajmëroi se, nëse nuk ndalet, ky sistem do të ndikojë në mënyrë serioze në të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.
“Smart City” – Berisha: Do shndërrohet në instrument kontrolli dhe vëzhgimi
Në të njëjtën deklaratë, Sali Berisha akuzoi qeverinë edhe për projektin “Smart City”, duke pretenduar se synimi real është vendosja e kamerave në çdo hapësirë publike dhe private, për qëllime mbikëqyrjeje masive.
“Me kamera do kontrollojë çdo hyrje dhe dalje. Me të ashtuquajturin Smart City, po vendoset kontrolli më total ndaj qytetarëve,” – tha Berisha, duke shtuar se ky projekt, në vend që t’u shërbejë qytetarëve për informacione mbi shërbimet publike apo trafikun, po përdoret për qëllime survejimi dhe përgjimi.
Ai e cilësoi këtë si një “përshkallëzim të hapur të vendosjes së shtetit policor” dhe i bëri thirrje qytetarëve të reagojnë ndaj shtypjes së privatësisë dhe lirisë personale.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës