“Lidershipi” i Kissinger vjen në shqip, Rama: Privilegj që shkrova parathënien

9 Shtator 2025 | 19:27

Libri “Lidershipi” nga diplomati i njohur Henry Kissinger është prezantuar të martën në gjuhën shqipe në një ceremoni të mbajtur në Tiranë.

Parathënia e librit të Kissinger është shkruar nga kryeministri Edi Rama, i cili është i pranishëm në prezantimin e librit në ambientet e Kryeministrisë.

Në fjalën e tij, Rama tha se “ky është një libër i jashtëzakonshëm i një autori të jashtëzakonshëm”.

“Nuk besoj se ka një libër më të përshtatshëm për Qendrën për Hapje dhe Dialog ku janë bërë shumë prezantime librash”, tha Rama.

“Parathënia e këtij libri ka qenë një nga ushtrimet më të vështira për mua  në sensin e përgjegjësisë, sepse të fusësh fjalët e tua në një libër ku janë fjalët e një njeriu të jashtëzakonshëm për shumë gjëra, por edhe nga aftësia e të shkruarit nuk është diçka e lehtë…Në këtë libër mund të admirohet gjenialiteti i një prej mendjeve më të mprehta të politikës botërore mbi artin e udhëheqjes, me të cilin pata privilegjin e një bisede të paharrueshme rreth punëve të botës. Privilegj i veçantë ishte po ashtu, që në përgjigje të ftesës së shtëpisë botuese “MediaUnion”, të shkruaja parathënien e këtij libri fenomenal”,  tha Rama.

Libri “Lidershipi”, i Henry Kissinger vjen në shqip përmes një botimi të veçantë, ku përmes gjashtë rrëfimesh spektakolare mbi gjashtë udhëheqës botërorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026