Kush e kundërshtoi Berishën në mbledhjen e Kryesisë? Hoxha zbardh detajet
Në Euronews Albania është diskutuar këtë të mërkurë lidhur me rikthimin në Parlament të deputetëve më datë 12 shtator. Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, tha se nuk pati zëra kundër për vendimet që u morën në Kryesi, konkretisht mosnjohja e zgjedhjeve, hyrja në Parlament dhe ngritja e 2 komisioneve hetimore.
“Nuk ka pasur zëra kundër nga ajo që ka artikuluar Berisha pas mbledhjes. Për këtë lloj qasje të prezantuar në Kryesi për njohjen e zgjedhjeve duke hyrë në Parlament dhe qasjen e ngritjes së dy Komisioneve Hetimore parlamentare për çështjen “Mc Gonigal”, për hetimin e zgjedhjeve të 11 majit , dhe hyrjen në Parlament, nuk ka pasur kundërshti dhe është pranuar nga të gjithë anëtarët e kryesisë”, tha gazetari.
Hoxha shtoi se kjo linjë veprimi do të prezantohet edhe në grupin parlamentar dhe në Këshillin Kombëtar. Megjithatë, Hoxha la hapësirë të kuptohet se në Këshillin Kombëtar mund të ketë zëra ndryshe.
“Kjo lloj qasje do të jetë në dy forumet e tjera, qoftë në Grupin Parlamentar, edhe në Këshillin Kombëtar, pavarësisht së në Këshillin Kombëtar mendoj personalisht se do ketë shfaqje të ndonjë prej rrymave që mund të dalë kundër kësaj”, shtoi Ardit Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku
Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit
- 00:18 Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
- 00:04 Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 23:58 Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave
- 22:38 Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
- 22:34 Trajneri Eric Roy ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
- 22:32 Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën