Vrasja e aleatit të Trump, reagojnë ish-presidentët Biden dhe Obama

11 Shtator 2025 | 09:48

Mesazhe ngushëllimi kanë ardhur nga i gjithë spektri politik i Shteteve të Bashkuara dhe përtej Atlantikut, pas vrasjes me armë zjarri të aktivistit republikan Charlie Kirk.

Ish-presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se dhuna politike nuk ka vend në demokraci.

“Nuk ka vend në vendin tonë për këtë lloj dhune. Duhet të marrë fund tani. Unë dhe Jill po lutemi për familjen dhe të dashurit e Charlie Kirk,” tha Biden.

Ngushëllime shprehu edhe ish-presidenti Barack Obama, i cili theksoi se aktet e tilla cenojnë thelbin e demokracisë.

“Kjo lloj dhune e neveritshme nuk ka vend në demokracinë tonë. Unë dhe Michelle do të lutemi për familjen e Charlie-t sonte, veçanërisht për gruan e tij Erika-n dhe dy fëmijët e tyre të vegjël,” tha Obama.

Edhe nga Mbretëria e Bashkuar erdhën mesazhe mbështetjeje. Kryeministri britanik Sir Keir Starmer e cilësoi ngjarjen një tragjedi të rëndë.

“Është zemërthyese që një familjeje të re i është grabitur një baba dhe një burrë. Ne të gjithë duhet të jemi të lirë të debatojmë hapur dhe lirisht pa frikë, nuk mund të ketë justifikim për dhunën politike,” u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026