Rama kërkon hapjen e PS drejt demokratëve: S’na duhet më vota e tyre, por energjia
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për hapjen e Partisë Socialiste edhe drejt simpatizantëve dhe votuesve të Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS, Rama tha se Partia Socialiste duhet të bëjë një hapje kapilare në të gjithë territorin drejt demokratëve. Ai shtoi se ky ndryshim nuk bëhet për vota, por për misionin e anëtarësimit në BE.
“Duhet të grihemi mbi vetveten dhe ta ngrejmë PS-në në nivelin e sfidës së një hapjeje kapilare ndaj njerëzve jashtë rrethit të familjes sonë të madhe. Ky është misioni ynë. Duke filluar nga demokratët, komuniteti i demokratëve në çdo territor, ku ka më shumë se asnjëherë njerëz që duan të na bashkohen. Ne sa i kemi fituar zgjedhjet dhe nuk na duhet më vota e tyre për të fituar, por dëshira dhe energjia e tyre për të punuar, dhe për të dhënë përmes punës së tyre një kontribut sado të vogël, dhe duke mbajtur ndershmërisht në punë veten dhe duke ushqyer familjen e tyre, në këtë kalim historik na duhet që çka me atë punë dhe ne do ta ndjejmë dobinë e kësaj hapjeje,” tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta