Sali Berisha: Vendimi i PD-së për të hyrë në parlament nuk është i lavdishëm
Në kuadër të nisjes së legjislaturës së re parlamentare, kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
Në fjalën e mbajtur para deputetëve të zgjedhur më 11 maj, Berisha tha se Partia Demokratike ka marrë vendimin të jetë e pranishme në Kuvend, edhe pse nuk njeh zgjedhjet parlamentare. Ai shtoi se i jep të drejtë atyre demokratëve që mendojnë se PD duhet të bojkotojë parlamentin, të cilin e cilësoi si një parlament të dalë nga bota e krimit. Megjithatë Berisha shtoi se kryesia e partisë mori vendimin së është më e dobishme që PD të ndjekë rrugën parlamentare.
“Për të shmangur burokracinë, shmanga një shtrëngim duarsh me të gjithë ju, që do e bëja me gjithë kënaqësinë. Sot jemi para një momenti shumë të rëndësishëm, konstituimit të grupit parlamentar dhe përcaktimit të programit apo strategjisë tonë në jetën parlamentare.
Duhet të jemi fare të hapur me demokratët dhe demokratet, se vendimi i kryesisë për të hyrë në parlament nuk është një vendim i lavdishëm. Jo të paktë janë ata që kanë shkrirë energjitë e tyre në mbështetjen tonë dhe kanë shprehur pakënaqësi me vendimin e kryesisë.
Për mua, nuk kishte asgjë të papritur sepse të hysh në një narko-parlament, ku kartelet e drogës janë më të përfaqësuara se kurrë, ku grupin e partisë së krimit e kryeson një njeri që me dokumente ka porositur vrasje dhe ka liruar terroristë si ata që i vendosin tritolin Lulzim Kullës, është një realitet shqetësues.
Ky është Taulant Balla. Imagjinoni përkarshi kujt ulemi ne. Nuk është problemi Sara Mile, Arkend Balla apo Drazhi; ata janë lule në krahasim me çfarë janë Balla, Xhafaj dhe grupi tjetër kriminal.
Dhe unë mirëkuptoj, sepse është e vërtetë që praninë tonë Edi Rama e shfrytëzon si stoli, duke treguar se ç’mendon ai për rotacionin, i cili nuk ka lidhje me të”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim