Flamurtari kërkon 3 pikët e para, Garcia: Do tregojmë identitetin tonë
Flamurtari kërkon fitoren e parë në këtë edicion të Superligës Shqiptare, ndërsa të shtunën përballet me Tiranën në “Selman Stermasi”. Vlonjatët kanë mbyllur përgatitjet, ndërsa trajneri Karlso Garsia beson se ka ardhur koha që ekipi të tregojë vlerat.
1 pikë në dy javë të luajtura është shumë pak për Flamurtarin, skuadrën që ka investuar më së tepërmi në merkaton verore në Superligën Shqiptare. Vlonjtatët përballen me Tiranën të shtunën, ndërsa kanë mbyllur dhe përgatitjet, teksa trajneri Garcia beson se ka ardhur koha që ekipi të tregojë veten.
“Është një ndeshje e vështirë, do shkojmë në Tiranë bërë të bërë një ndeshje të mirë dhe për të treguar identitetin tonë, rritjen e ekipit dhe për të fituar. Kemi dy javë që nuk luajmë dhe dëshira është për t’u rikthyer te loja”.- Carlos Garcia, trajner i Flamurtarit.
Situata sa i përket lojtarëve nuk është më e mirë e mundshme në kampin vlonjat.
“Kemi pasur katër lojtarë që kanë qenë me ekipet kombëtare. Kemi edhe disa lëndime që duket se kanë nevojë të rikuperohen. Kjo kohë na shërbeu që të zhvillonim disa teste për minutat e futbollistëve”.- Carlos Garcia, trajner i Flamurtarit
Spanjolli nuk e ka gati formacionin, ndërsa pritet që skuadra të paraqitet me disa ndryshime.
“Nga sezoni në sezon gjerat ndryshojnë. Futbollistët kanë veçori të ndryshme dhe mund të kemi skemë tjetër. Na duhet fokus dhe kjo javë është shumë e rëndësishme. Te Tirana trajneri i ri ka vetëm një javë kohë dhe do tregojë çfarë dëshiron të bëjë”.- Carlos Garcia, trajner i Flamurtarit
Flamurtari aktualisht renditet në vendin e 8-të me 1 pikë, ndërsa Tirana në vendin e 9-të me po aq pikë.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”