Nuk doli në fushatë gjatë zgjedhjeve në Fier? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

15 Shtator 2025 | 21:19

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në emisionin Now në Euronews Albania se demokratë duhet të përqendrohen te beteja për çfarë ndodhi me zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur lidhur me rezultatin e PD në qarkun e Fierit ku ai ishte drejtues politik, dhe pse ai nuk u shfaq në publik gjatë fushatës, Bardhi tha se ka qenë në fushatë çdo ditë, madje i vetmi drejtues qarku që u zhvendos me banim në Fier disa muaj para zgjedhjeve.

“Kam bërë maksimumin në atë fushatë, kam pasur përballë një makineri që përshinte 70 për qind të institucioneve kyçe për shkak të kundërshtarit që kisha përballë të administratës publike, isha vetëm me strukturën e partisë 12 vjet në opozitë… Kam qenë gjithë kohën në terren, jam i vetmi drejtues politik që jam zhvendosur në qytetin e Fierit me banim që në muajin janar. Është e vërtetë nuk kam pranuar të shfaqem në media gjatë kohës kur numëruesit tanë ishin në betejë për çdo votë, aktiviteti është publik”, tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026