Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Pa ty rruga jonë do ishte më e gjatë
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale këtë të martë për të uruar publikisht ish-kryetarin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, me rastin e ditëlindjes së tij.
Nga Brukseli, ku ndodhet për një leksion në Kolegjin e Europës në Bruzh, Rama ndau një mesazh personal e politik njëkohësisht, duke nënvizuar rolin që Nano ka pasur në rrugëtimin europian të PS-së dhe të Shqipërisë.
“Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet”, shkruan Rama.
Duke e cilësuar si një figurë kyçe në transformimin e Partisë Socialiste drejt vlerave europiane, Rama vlerësoi kontributin e Nanos veçanërisht në fillimet e viteve ’90.
“Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa”, shkruan ai.
Më tej, kreu i qeverisë nënvizon se pa drejtimin e Nanos në fazën e parë të Partisë Socialiste, rruga e Shqipërisë drejt integrimit mund të kishte qenë më e gjatë.
“Sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë”, përfundon Rama.
Postimin e shoqëron edhe me një urim personal:
“Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar.”
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut