Rikthehen kujtimet e 2012-ës: Bayern përballet me Chelsea, Atletico sfidon Liverpool

17 Shtator 2025 | 12:33

Kampionët në fuqi të Champions League nisin rrugëtimin përballë Atalantës në Paris.

Duele interesante zhvillohen mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampionëve, ku spikatin Bayern Mynih–Chelsea dhe Liverpool–Atletico Madrid. Kampionët e Anglisë, Liverpool, presin në shtëpi Atletikon e Madridit, ndërsa PSG e nis rrugëtimin në këtë edicion të ri përballë Atalantës.

Emocione të mëdha premton e mërkura në Ligën e Kampionëve, pasi disa emra të mëdhenj zbresin në fushë, përfshirë fitues të mëhershëm të këtij kompeticioni, mes tyre edhe kampionët në fuqi të edicionit të kaluar, PSG. Dy sfidat që spikasin më shumë janë Bayern Munchen–Chelsea dhe Liverpool–Atletico Madrid.

Në Allianz Arena përballen dy ekipe që e njohin mirë garën; të dyja kanë fituar trofeun më të rëndësishëm në Europë. Chelsea e ka fituar për herë të fundit në edicionin 2020-2021, duke mposhtur Manchester City, ndërsa trofeu i parë i fituar nga londinezët ishte pikërisht përballë bavarezëve në vitin 2012. Sa i përket Bayern-it, ata fituan trofeun e gjashtë në 2020, duke mposhtur PSG-në. Skuadrat kanë ndryshuar shumë që atëherë: londinezët vijnë si kampionë bote, ndërsa Bayern nuk ka pasur gjithmonë rezultate të njëjta, por mbeten favoritë në letër.

Në “Anfield”, kampionët e Anglisë, Liverpool, do të përballen me Atletico Madrid, që ka kryer disa ndryshime në ekip gjatë verës. Ky është një test i rëndësishëm për të kuqtë, që sezonin e kaluar ishin ndër pretendentët kryesorë në këtë kompeticion.

PSG-Atalanta, Ajax-Inter, Slavia Pragë-Bodo Glimt dhe Olympiacos-Pafos janë duelet e tjera të zhvilluara të mërkurës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026