Presidenti Meta sulmon Arta Vorpsin: Ngelëse e Magjistraturës

25 Shkurt 2020 | 08:54

Presidenti, Ilir Meta u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të 2 marsi në mbrojtje të Kushtetutës. Z. Meta në një postim në rrjetin social, Facebook, shprehet se, kur institucionet e një vendi bien, ngrihet populli.

“Të dashur qytetarë, zgjohuni dhe ngrihuni se këtu institucionet kanë rënë përtokë. Ngrihuni për të rivendosur sovranitetin tuaj të nëpërkëmbur përmes rivendosjes së rendit kushtetues, demokratik dhe llogaridhënës”, shprehet z. Meta.

Presidenti ka akuzuar, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani se, po i merr kompetencat Kreut të Shtetit në mënyrë që mazhoranca të kapë Gjykatën Kushtetuese.

“Dvorani që s’ka asnjë kompetencë tjetër veç të qenit korrier i vendimeve kolegjiale të KED, përse nuk i nisi të katër vendimet njëherazi edhe Presidentit edhe Kuvendit në një ditë siç vendosi KED? Kush i tha këtij t’ia niste Presidentit të dy vakancat njëherazi dhe Kuvendit t’ia çonte me kokën e tij 6 ditë më vonë?”, thotë Presidenti.

Z. Meta ka sulmuar dhe Arta Vorpsin, e cila është kthyer dhe në mollë sherri mes Presidentit dhe mazhorancës, duke e cilësuar “ngelëse të Magjistraturës”. Vorpsi u emërua automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pasi renditej e para në garën e vakancës.

“Po kështu edhe atë ngelësen e provimit të Magjistraturës, që Dvorani e nxori të parën në të katër vakancat, si mund ta lenë në baltë, kur ajo për hir të Partisë u betua në Lanë. Dhe kuptohet që kur Gjykata Kushtetuese të mbushet me këta, mos kini asnjë dyshim se Etilda do mbajë një fjalim plot “Etikë” e madje do i dalin dhe lot gëzimi nga kontributi i saj për realizimin e kryeperlës së Ramaformës”, përfundon z. Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha në emisionin Now në Euronews Albania se duhet të ketë një dosje të deklasifikuar lidhur me agjenturat e pretenduara...
22:33 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026