Ministri Gogu: Opozita ndërpreu debatin, erdhi me forcën e muskujve
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu, pas përfundimit të seancës parlamentare, akuzoi opozitën për bllokimin e Kuvendit dhe për shfaqje të dhunës verbale gjatë debatit.
“Debati parlamentar është në qendër të Kuvendit dhe ne do të sigurojmë hapësirat e nevojshme për opozitën, por kur ajo tenton të fluturojë Kushtetutën dhe përdor dhunë ndaj kryeministrit dhe kabinetit, ne nuk do të jemi pjesë e një seance të tillë. Ne ishim aty, ishim gati të qëndronim deri ditën e nesërme, nëse kolegët tanë vijmë me forcën e muskujve dhe i kanosen kryeministrit dhe kabinetit, ne nuk do të jemi as të pranishëm. Shihemi në vijimësi”, tha Gogu.
Ai theksoi se opozita ndërpreu prezantimin e programit të qeverisë së re, duke penguar kështu procesin parlamentar që qytetarët prisnin të ndiqnin.
“Ky është parlamenti i shqiptarëve që duan të shkojnë në Europë, dhe çdo shenjë dhune duhet të ndalet,” përfundoi Gogu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq