Inskenoi vdekjen e tij, Apeli liron nga burgu Davide Pecorrellin
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka liruar nga qelia shtetasin italian Davide Pecorelli, pasi koha e qëndrimit në paraburgim u konsiderua e mjaftueshme për kryerjen e dënimit.
Apeli shpalli Pecorellin të pafajshëm për akuzën e mashtrimit, duke ndryshuar kualifikimin nga “shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda” në “shkatërrim prone me zjarr”.
Më herët, Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar 47-vjeçarin me 4 vite burg për inskenimin e zhdukjes së tij në Shqipëri. Në janar 2021, biznesmeni nga Tiferno inskenoi vrasjen dhe djegien e trupit të tij në zonën e Pukës, ndërsa disa muaj më vonë u rishfaq në Itali.
Pecorelli është përballur edhe me akuza të tjera, mes tyre zjarrvënie, shkelje të kufijve kombëtarë si emigrant ilegal dhe pengim për zbardhjen e së vërtetës.
Me vendimin e Apelit, italiani tashmë është i lirë, ndërsa çështja e tij vazhdon të ngjallë interes për shkak të natyrës së pazakontë të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk