Veliaj kërkoi të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, procedura që ndiqet

19 Shtator 2025 | 15:45

Pas kërkesës së bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak, procedura e mëtejshme kalon tashmë në duart e kryesisë së këtij institucioni.

Duke qenë se bëhet fjalë për një rast të paprecedentë, aktualisht nuk ekziston një procedurë e mirëpërcaktuar për situata të tilla. Megjithatë, sipas rregullores, të drejtën për të vendosur për rendin e ditës dhe për të përcaktuar të ftuarit në një mbledhje e ka kryesia e Këshillit Bashkiak.

Në këto kushte, i takon kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Megi Fino, që të thërrasë kryesinë e këshillit për të shqyrtuar dhe vendosur nëse kërkesa e Veliajt do të pranohet ose jo.

Kryesia e këshillit përbëhet nga vetë kryetarja, nënkryetarët si dhe kryetarët e grupeve të këshilltarëve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026