Këpucar në Tiranë që nga viti 1970, mjeshtër Ganiu që nuk hoqi dorë kurrë nga zanati
Gani Aliu, 69-vjeç, është mjeshtër këpucar nga Tirana. Ka nisur të punojë që në moshën 16-vjeçare dhe që prej asaj dite, jetën ia ka kushtuar zanatit të tij.
“Fillimet e mia i kam që në moshën 16-vjeçare. E nisa këtë profesion sepse e dashurova. – Sa kohë të është dashur ta mësosh si profesion? – Unë e kam kapur shpejt, kur isha nxënës bëja këpucë.”
“Janë disa njerëz që nuk i hedhin poshtë këpucët, janë si ‘makinakë’, dhe kërkojnë të riparohen edhe gomat,” – shpjegon ai, duke treguar një palë këpucë.
Për më shumë se gjysmë shekulli, Ganiu ka qepur dhe riparuar këpucë. Ai tregon edhe për të ardhurat që merr nga ky zanat:
“Nëse u merr lekë, më mirë i hedhin këpucët,” – thotë ai me humor. “Këto do t’i marr 6 mijë lekë. Për tre orë mund të rregullosh një palë këpucë. Të ardhurat nuk teprojnë, varet nga puna. Ka ditë që marr edhe 15 mijë lekë. Është zanat i bukur, dhe dorën nuk ja shtrin njeriu.”
Dëshira e Ganiut ka qenë që ta trashëgonte këtë profesion te djali i tij.
“Do isha bërë marangoz nëse s’do isha bërë këpucar. Doja t’ia lija si trashëgimi djalit, por nuk e kanë me qejf. Njerëzit në Tiranë më njohin si Gani Këpucari. Jam pak manjak në këtë zanat. Është gjynah që ta humbin këtë lloj profesioni.”
Për Ganiun, këpucaria nuk është thjesht një punë, por një jetë e tërë e lidhur me dashurinë për zanatin.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat





