Goditet prostitucioni në një lokal në Fier, arrestohen dy gra nga Uganda
Policia e Fierit ka goditur një rast prostitucioni që kryhej në një lokal në fshatin Mbrostar.
Operacioni i koduar “Prive”, u finalizua pas një hetimi shtatëmujor dhe çoi në arrestimin e pesë personave: tre shtetas shqiptarë të dyshuar si organizatorë dhe dy gra nga Uganda që ushtronin prostitucion.
Sipas hetimeve, shtetaset nga Uganda ishin punësuar fillimisht për performanca kërcimi, por më pas shfrytëzoheshin për prostitucion, ndërsa tre të rinjtë shqiptarë kishin rolin e rekrutuesve dhe administratorëve të aktivitetit të paligjshëm. Gjatë kontrolleve policia sekuestroi shuma parash të përfituara nga veprimtaria, dy armë të ftohta dhe një automjet.
“Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.
Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila po ndjek më tej hetimet.
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve