Natyrë përrallore e ushqim bio, Leskoviku tërheq mjaft turistë vendas e të huaj
Çdo vit e më tepër Leskoviku me natyrën e bukur po tërheq vizitorë vendas dhe të huaj pothuajse në çdo stinë të vitit. Falë zhvillimit të infrastrukturës dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja pritëse, numri i atyre që e preferojnë këtë zonë është në rritje.
“Viti 2025 ka qenë në numra përmirësimi persa i përket turistëve në zonën e Kolonjës. Vizitorët janë nga vende të ndryshme të botës, preferohet nga turistët franceze kryesisht ku ka e agjenci që I sjellin ata, ndërsa turistët çeke, polake pëlqejnë sajtet natyrore. Rritja e standardeve të mikpritjes ka ndikuar pozitivisht. “-Anila Çuçllari, përgjegjegjëse e turizimt bashkia kolonjë
“Hoteli jone ka vetëm 6 muaj që është hapur ka patur numër të madh turistësh në muajin Gusht, ka patur fluks të madh. Janë çeke, polake dhe gjermane. Mahniten nga natyra, pëlqejnë gatimet tradicionale”-thotë një punonjëse.
“Ka shumë turistë sidomos në Shtator. Ka grupe nga Franca, e cilësojnë udhëtimin e shekullit, mezi presin të vijnë, kur ikin janë të kënaqur. Duan natyrën, qetësinë”-tha Irma Mihali.
Përpos ajrit të pastër, natyres se paprekur nga dora e njeriut e mikpritjes, Leskoviku është i njohur për prodhimin e verës dhe rakisë. Për specialistët e verërave, zona ka prodhim rrushi shumë të mirë e për pasojë prodhon verë cilësore.
“Kam provuar verërat e prodhuara këtu, madje disa varietete për herë të parë, ky është një rajon ideal për rritjen e rrushit. Unë besoj se duhet të ketë një sinergji mes verëbërësve dhe mbështetjes së qeverisë, sepse ju keni një produkt të mrekullueshëm. Është një produkt që mund të jetë kartëvizita juaj, një simbol i bukurisë dhe një përfaqësim i kulturës suaj.”- Joseph Darrel, specialist verërash
Në 5 vitet e fundit Kolonja e Leskoviku bashkë me fshatrat turistike të Rehovës, Borovës e Shelegurit kanë bërë që kjo zonë të vizitohet nga rreth 60 mijë vizitorë.
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë