Asnjë përfaqësues i PSG në mbrëmjen gala të “Topit të Artë”, zbulohet shkaku
Asnjë përfaqësues i Paris Saint-Germain nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Topi i Artë”, e cila zhvillohet të hënën në mbrëmje në Teatrin Chatelet të Parisit.
Arsyeja është përplasja në orar me sfidën e shumëpritur ndaj Marsejës, e njohur ndryshe si “Le Classique”.
Fillimisht, kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej të dielën, por kushtet e pafavorshme atmosferike në jug të Francës detyruan autoritetet ta shtynin atë me 24 orë, në përputhje me rregulloren e Ligue 1.
Si pasojë, ndeshja do të zhvillohet në të njëjtën kohë me ceremoninë e “Topit të Artë”, duke pamundësuar pjesëmarrjen e lojtarëve dhe stafit të PSG-së.
Ky vendim ka ngritur pikëpyetje dhe interpretime, pasi prania ose mungesa në ceremoni shpesh shihet edhe si një sinjal rreth fituesit të mundshëm të çmimit.
PSG ka plot tetë lojtarë të nominuar për “Topin e Artë” këtë vit, falë suksesit të trefishtë të klubit, që përfshinte edhe fitoren historike në Ligën e Kampionëve.
Mes kandidatëve kryesorë është Ousmane Dembélé, ndërsa emra të tjerë si Achraf Hakimi, Khvicha Kvaratskhelia, Vitinha, Fabian Ruiz, Nuno Mendes, Joao Neves dhe Gianluigi Donnarumma (i transferuar së fundmi te Manchester City) janë gjithashtu në listën e nominimeve.
Dembélé dhe Desire Doué, një tjetër talent i vlerësuar i skuadrës, nuk janë përfshirë në listën e Luis Enrique për ndeshjen ndaj Marsejës për shkak të dëmtimeve. Kjo u jep atyre mundësinë të zgjedhin nëse do të marrin pjesë në ceremoninë e çmimeve.
Në kontrast me PSG-në, ylli i ri Lamine Yamal ka përgatitur një festë të veçantë pas ceremonisë, duke ftuar rreth 20 miq dhe familjarë – një lëvizje që shihet si një paralajmërim për një sukses të mundshëm të tij, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Pavarësisht situatës, lojtarët e PSG-së do të jenë të fokusuar në synimin për të vijuar serinë e fitoreve në kampionat, duke kërkuar triumfin e pestë radhazi në Ligue 1.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut