Maduro i shkruan Trumpit: President, të pavërtetat na kanë njollosur marrëdhënien

22 Shtator 2025 | 11:44

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka mohuar akuzat se vendi i tij është i përfshirë në trafikun e drogës, në një letër drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, e cila u bë publike këtë të hënë.

Në letër, Maduro tha se marrëdhëniet mes Karakasit dhe Uashingtonit janë në pikën më të ulët për shkak të lajmeve të rreme, të cilat sipas tij “synojnë të justifikojnë një përshkallëzim drejt konfliktit të armatosur që do të sillte pasoja katastrofike për gjithë kontinentin”.

Letra, u publikua në Telegram nga nënpresidentja Delcy Rodríguez, e cila sqaroi se ajo i ishte dorëzuar një ndërmjetësi në Amerikën e Jugut për t’ia dorëzuar presidentit Trump. Pjesë të saj ishin raportuar më herët.

Maduro tha se mbetet i hapur për një “bisedë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë” me të dërguarin special amerikan Richard Grenell “për të kapërcyer zhurmën mediatike dhe lajmet e rreme”.

“President, shpresoj që së bashku të mund të mposhtim të pavërtetat që kanë njollosur marrëdhënien tonë, e cila duhet të jetë historike dhe paqësore”, shkruan më tej ai.

Udhëheqësi venezuelas gjithashtu vlerësoi përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftërave dhe kërkoi dialog për të garantuar paqen në kontinentin amerikan.

Letra vjen mes tensioneve të rritura pas operacioneve ushtarake të SHBA-së në Karaibe dhe akuzave të Uashingtonit se Venezuela po eksporton drogë dhe dhunë drejt Shteteve të Bashkuara.

Në gusht, qeveria amerikane rriti shpërblimin për informacion që çon në arrestimin e Maduros deri në 50 milionë dollarë. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së thotë se Maduro është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas presidentit venezuelas, “të dhëna të forta” mbi prodhimin dhe trafikun e drogës në Amerikën e Jugut tregojnë se “Venezuela është një territor i lirë nga prodhimi i drogës dhe një vend pa rëndësi në fushën e narkotikëve”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026