Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu: Shkelje e pajustifikueshme

22 Shtator 2025 | 20:32

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas raportimeve në media mbi shkarkimin e zëvendësministrit Andi Mahila, duke konfirmuar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo bën me dije se vendimi për largimin nga detyra erdhi pas një denoncimi nga një qytetar shqiptar që jeton në New York. Sipas tij, zv.ministri Mahila kishte tymosur cigare në një restorant gjatë një vizite në SHBA, duke shkaktuar shqetësim te të pranishmit.

“Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetar ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant. Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra”, shkruan Koçiu.

Ministrja theksoi se një veprim i tillë nuk mund të konsiderohet si një gabim i pafajshëm, por si një shkelje e qartë e ligjit.

“Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026