BE reagon për Kodin Penal: Të shqetësuar për lirinë e medias
Bashkimi Evropian ka reaguar për Euronews Albania ndaj projekt-ndryshimeve në Kodin Penal të Shqipërisë, duke shprehur shqetësime serioze për ndikimin që disa nga propozimet mund të kenë mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes, si dhe lirinë e medias.
Në deklaratën e bërë publike në kuadër të negociatave për anëtarësim, BE nënvizon se Shqipëria duhet të japë përparësi ndryshimeve që janë në përputhje me acquis të BE-së dhe që adresojnë kriteret ndërmjetëse të Grupkapitullit 1, përfshirë:
-
Dekriminalizimin e shpifjes,
-
Harmonizimin me ligjet evropiane për trafikimin e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore,
-
Parandalimin e abuzimit ndaj fëmijëve,
-
Kontrollin e armëve të zjarrit, dhe
-
Luftën kundër pastrimit të parave.
BE bën të ditur se aktualisht është në proces konsultimi për këto ndryshime prioritare, të cilat lidhen drejtpërdrejt me përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të negociatave për anëtarësim.
Ndërkohë, Brukseli thekson nevojën për kujdes të shtuar në lidhje me një paketë më të gjerë ndryshimesh në Kodin Penal, e cila është tashmë në fazën e konsultimit publik. Sipas BE-së, kjo reformë duhet të zhvillohet përmes një procesi gjithëpërfshirës, që angazhon të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë, shoqërinë civile dhe aktorët e medias.
“Jemi veçanërisht të shqetësuar për disa amendamente të propozuara nga grupi i punës që mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Këto dispozita nuk janë të përafruara me standardet e BE-së,” thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.
BE shton se shqetësimet e ngritura nga aktorë të drejtësisë, shoqëria civile dhe përfaqësues të mediave duhet të merren seriozisht dhe të reflektohen në versionin përfundimtar të ndryshimeve, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë për anëtarësim.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë