Kapet në Fier i kërkuari ndërkombëtarisht për trafikim droge (EMRI)

24 Shtator 2025 | 14:55

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Fingerprint”, policia ka arrestuar në Fier shtetasin Edi Hoxha, 41 vjeç, i cili dyshohet si një nga koordinuesit kryesorë të një organizate kriminale që trafikonte drogë në Shqipëri, Itali dhe Zvicër.

Operacioni “Fingerprint” është rezultat i një bashkëpunimi disa mujor mes Policisë së Shtetit në Shqipëri, Drejtorisë së Qarkut Antimafia Compagnia Carabinieri në Borgo San Lorenzo, Firenze dhe Zyrës së Sigurisë së Ambasadës së Italisë në Shqipëri.

Gjatë këtij operacioni, që u zhvillua në të dyja vendet, u ekzekutuan 10 nga 12 urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata e Firenzes, ndërsa dy persona të tjerë janë ende në kërkim. Edi Hoxha, i cili u arrestua në Fier, është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, me masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga autoritetet italiane.

Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2020-2021, Hoxha ka koordinuar aktivitetin kriminal të organizatës për trafikun e kokainës dhe cannabis sativa, ndërsa tani pritet ekstradimi i tij drejt Italisë për t’u përballur me drejtësinë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po vijojnë bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026