Gazetari Gjoci: Radoiçiç endet i lirë në Beograd, grupi i tij janë truproja të Vuçiç
Gazetari Kosovë Gjoci ka folur në emisionin “Now”mbi akademinë përkujtimore të mbajtur në nder të policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, ngjarje e cila shënon dy vite nga sulmi terrorist në Kosovë.
Gazetari tha se u mbajtën homazhe në nder të tij, u përcollën mesazhe jo vetëm si vlerësim ndaj Bunjakut dhe punës së tij, por edhe mesazhe në formë apeli për drejtësi.
Më tej, Gjoci thekson se Kosova duket e pafuqishme përballë Serbisë sidomos kur bëhet fjalë për drejtësi, kjo pasi ka mungesë bashkëpunimi mes institucioneve.
“Kosova nuk ka fuqinë që të ketë ndikim të madh kur bëhet fjalë për Serbinë pasi mungon bashkëpunimi ndërmjet insitucioneve, sidomos atij të drejtësisë. Ajo çfarë mund të bëjë Kosova në parim është të ketë apel që Serbia ti dorëzojë këta persona dhe të kërkojë presion më të madh që ti dorëzojë këta persona përpara drejtësisë.
E shohim çdo ditë që kjo nuk do ndodhë. Ka vazhdimisht raportime që Radoiçiç endet i lirë në Beograd. Një pjesë e këtij grupi janë tashmë edhe anëtarë dhe ekip mbrojtës të Aleksandër Vuçiç.
Është zhgënjim vetëm për faktin që Bashkimi Evropian nuk e ka bërë presionin e duhur tek Serbia që të ketë ngritje aktakuze për grupin dhe Radoiçiçin ose dorëzim të tyre tek drejtësia kosovare ose ndërkombëtare.
Kemi vetëm deklarime por jo presion në mënyrë që Serbia të detyrohet të veprojë”, tha gazetari Gjoci.
Në akademi morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, drejtues të Policisë së Kosovës dhe krerë të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta