“Figurë e lartë politike dhe njeri i Vuçiç”, Goxhaj zbulon organizatorin e Banjskës

24 Shtator 2025 | 22:15

Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur në emisionin “Now” lidhur me ngjarjen e ndodhur saktësisht para dy viteve mbi vrasjen e policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, si pasojë e një sulmi terrorist në Kosovë nga serbët.

Goxhaj ka zbuluar një detaj të ri për këtë çështje teksa tha se në realitet nuk është Radoiçiç organizatori i ngjarjes, dhe marrja përsipër e tij për këtë sulm është bërë për një arsye.

Ai shtoi se pas sulmit qëndron si organizatori kryesor njeriu më i afërt i Vuçiçit.

“Marrja përsipër e Radoiçiç për sulmin në Banjskë është bërë për një arsye specifike. Personi në fjalë është një figurë tjetër pjesëmarrëse, që qëndron pas sulmit. Është një figurë shumë e lartë politike, ish deputet në Kuvendin e Kosovës, i lidhur direkt me Vuçiç-in.

Agjencia e Informacionit në Kosovë është duke zhvilluar një operacion të madh me ndihmën e Shërbimeve Sekrete të NATO-s në Kosovë, për çmontimin e një rrjeti të madh spiunazhi të Serbisë në Kosovë.

Për të mbuluar personin në fjalë, që vazhdon të jetë në nivele të larta politike dhe vendimmarrëse të Serbisë dhe njeriu më i afërt i Vuçiç-it, është nxjerrë Radoiçiç për të marrë përsipër këtë që ndodhi sikur ai është organizatori, në të vërtetë nuk është Radoiçiç por ky zotëria. Perëndimi e ka të qartë se kush është ky person, organizator i kësaj ngjarje”, tha Dritan Goxhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026