Shtyhet seanca paraprake për dosjen “Meta”, Kryemadhi tregon çfarë ndodhi në gjyq
Ish-deputetja dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, në dalje nga GJKKO, foli për gazetarët ku tha se ish-Presidenti dhe mamaja e saj, Fatime Kryemadhi, nuk ishin të pranishëm në seancën paraprake në GJKKO, por kjo nuk ishte arsyeja e shtyrjes së seancës.
Monika Kryemadhi zbuloi se arsyeja e shtyrjes së seancës ndaj saj, Ilir Metës dhe të pandehurve të tjerë ishte mungesa për arsye shëndetësore e avokatit të ish-Presidentit, ndërsa procedura parashikon që seanca nuk mund të zhvillohet në mungesë të avokatit.
Duke folur para gazetarëve, ajo tha se do të thërrasë për të dëshmuar në gjyq kryeministrin Edi Rama, ish-shefen e kabinetit të tij Vali Bizhga, si dhe ish-ministren Milena Harito ndërsa shtoi se e sheh procesin gjyqësor të nisur ndaj saj dhe ish-bashkëshortit, si një gjyq politik.
“Seanca u shty për më 9 tetor në orën 10:00. Meta nuk ishte i pranishëm, as mamaja ime, ishin të gjithë të tjerët. Materialet janë voluminoze. Ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do jem në të gjitha emisionet për të ndjekur hap pas hapi të gjithë dosjen”, tha Monika Kryemadhi.
Ajo shtoi se Ilir Meta dhe ajo akuzohen për korrupsion pasiv, ndërsa nuk ka asnjë person të akuzuar për korrupsion aktiv.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut