Zbardhen 9 vjedhje në Tiranë, sekuestrohen drogë dhe municione, në pranga 2 persona
Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione brenda 24 orëve, në kuadër të hetimeve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Policia tha se operacionet e koduara “Friday” dhe “Bashkëpunimi” kanë çuar në zbardhjen dhe dokumentimin e nëntë rasteve të vjedhjes, arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një personi tjetër.
Në kuadër të operacionit “Friday” është arrestuar shtetasi A. Ll., 42 vjeç, i dyshuar si autor për vjedhjen e pesë biçikletave si dhe për hyrjen në dy subjekte tregtare, nga ku ka marrë sende me vlerë.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit të dytë, të koduar “Bashkëpunimi”, është arrestuar shtetasi E. D., 29 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi O. Sh., 28 vjeç.
“Nga hetimet rezulton se më datë 14 shtator 2025, E. D. ka vjedhur një shumë parash në një subjekt tregtar në pronësi të shtetasit F. Q., ndërsa më 17 shtator, në bashkëpunim me 28-vjeçarin në kërkim, kanë hyrë në ambientet e biznesit të shtetasit A. F., nga ku kanë marrë tre laptopë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E.D, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një palë doreza të zeza të përdorura për të humbur gjurmët gjatë vjedhjeve, një sasi lënde narkotike, kokainë, si dhe municion luftarak.
Policia njofton se hetimet vijojnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga të njëjtët shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)