Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë kurrë territoret e pushtuara si ruse

27 Shtator 2025 | 18:49

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk do t’i njohë kurrë territoret e pushtuara si ruse.

“Ne kurrë nuk do t’i njohim këto territore që janë të pushtuara përkohësisht nga Rusia. Ne nuk mund ta bëjmë këtë.

Zgjedhja e diplomacisë për të rimarrë territoret në vend të mjeteve thjesht ushtarake konsiderohet si një “kompromis” i mirë nga udhëheqësi ukrainas.

“Nëse nuk kemi fuqi për t’i rikthyer këto territore, atëherë jemi gati të flasim për këtë. Jemi gati t’i rimarrim ato në të ardhmen me rrugë diplomatike, jo me armë. Dhe mendoj se ky është një kompromis i mirë për të gjithë, që duhet t’i vendosim këto gjëra tani me dialog dhe me më pak humbje”, deklaroi Zelensky.

Zelensky i bëri këto komente në një intervistë me Axios të transmetuar të premten, pak para se të largohej nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork. Udhëheqësi ukrainas përsëriti qëndrimin e tij të kahershëm se Kievi nuk do ta njihte kurrë humbjen e territorit ndaj Rusisë.

Ukraina kërkon territoret e Donetskut, Luhanskut, rajonet e Khersonit dhe Zaporozhjes, si dhe gadishullin e Krimesë. Moska ka sinjalizuar vazhdimisht se statusi i territoreve të saj të reja nuk është i negociueshëm dhe i konsideron ato si pjesë integrale të Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026