Arrestohet në Itali një 32-vjeçar shqiptar, rezultonte i dënuar për trafik droge
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Santa Maria degli Angeli, në shkelje të një urdhri dëbimi që i ndalonte rikthimin në territorin italian deri në vitin 2030.
Sipas mediave italiane, arrestimi ndodhi pas një kontrolli rutinë të një patrulle policie që ndaloi një automjet me tre persona në bord. Gjatë identifikimit, një prej pasagjerëve paraqiti një pasaportë shqiptare, ku rezultonte se kishte hyrë në Itali rreth dhjetë ditë më parë përmes kufirit tokësor me Kroacinë.
Megjithatë, verifikimet e mëtejshme zbuluan se i riu ishte dëbuar nga Italia pesë vite më parë, pasi ishte arrestuar në kuadër të një operacioni antidrogë nga policia e Perugias, së bashku me dy shtetas të tjerë shqiptarë. Të tre akuzoheshin për trafik të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë.
Pas arrestimit të mëparshëm, 32-vjeçari ishte liruar nga burgu dhe ishte dëbuar me një urdhër që e ndalonte rihyrjen në Itali deri në vitin 2030, ndërsa pjesa e mbetur e dënimit me burg i ishte pezulluar.
Sipas autoriteteve italiane, rikthimi i tij në vend u bë me qëllimin për të shmangur kontrollet, por pas identifikimit dhe procedurave përkatëse, ai u arrestua për shkelje të urdhrit të dëbimit. Autoritetet pritet të vendosin për masat e mëtejshme ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lirohen personat e shoqëruar në lidhje me vrasjen e biznesmenit italian në Salari
- FOTO/ Ky është biznesmeni italian i cili u gjet i vrarë në Tepelenë
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian