Lirohen personat e shoqëruar në lidhje me vrasjen e biznesmenit italian në Salari

28 Shtator 2025 | 13:28

Rrethanat e vdekjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, mbeten ende të paqarta ndërsa policia ka liruar katër personat që u shoqëruan të shtunën në lidhje me ngjarjen.

Eqerem Braçi, së bashku me dy djemtë e tij, Gazmendin dhe Danielin, si dhe bariun Armir Hitoveizi, kanë deklaruar në dëshmitë e tyre para grupit hetimor se një person u ka prerë rrugën me automjetet me të cilat po lëviznin.

Edoardo Sarchi dhe familja Braçi po lëviznin me dy fuoristrada në vendin e quajtur “Dilan” në fshatin Salari, ku kishin dalë për gjah.

Sipas deklaratave të personave të shoqëruar, autori fillimisht ka qëlluar në ajër dhe më pas ka hapur zjarr drejt mjetit të parë, në të cilin ndodhej edhe viktima.

Policia ka ngritur postoblloqe dhe vijon kontrollet në të gjithë zonën për kapjen e autorit, i cili ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshohet se mund të jetë larguar drejt Vlorës.

Grupi hetimor është rikthyer sërish në vendin e ngjarjes këtë të diel, por deri tani nuk është gjetur asnjë gëzhojë arme.

Në pritje është ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë armën me të cilën është qëlluar Edoardo Sarchi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës

Një i moshuar është shpëtuar këtë të shtunë nga policia e Lezhës pasi i erdhën në ndihmë në një zonë malore. I moshuari mësohet se...
14:40 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026