Avokati i Veliajt i kërkon Këshillit Bashkiak dokumentacionin e shkarkimit

29 Shtator 2025 | 09:37

Mbrojtësi ligjor i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, avokati Alban Dokushi, i është drejtuar zyrtarisht Këshillit Bashkiak të Tiranës me një kërkesë për të vënë në dispozicion të plotë dokumentacionin administrativ që lidhet me procedurën e inicuar për shkarkimin e Veliajt nga posti.

Në kërkesën e paraqitur, avokati Dokushi kërkon praktikën e plotë administrative të ndjekur nga Këshilli Bashkiak, përfshirë aktet që mbështesin nismën për shkarkim, procesverbalet e komisioneve dhe mbledhjeve përkatëse, si dhe çdo dokument tjetër shoqërues që është pjesë e kësaj procedure.

“Kjo kërkesë bëhet në funksion të garantimit të së drejtës së mbrojtjes ligjore dhe respektimit të procedurave transparente, duke qenë se z. Veliaj është palë e drejtpërdrejtë e prekur nga ky proces,” thuhet në dokumentin zyrtar.

Avokati kërkon gjithashtu që vendimi për shkarkim dhe relacioni shpjegues i tij të dorëzohen së bashku me konfirmimin e Prefektit të Qarkut Tiranë. Në fund të kërkesës janë bashkëngjitur edhe prokura e përfaqësimit dhe karta e avokatit.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës lidhur me këtë kërkesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026