Studimi suedez: Pas lindjes gratë rrezikojnë të vuajnë nga psikoza dhe depresioni

29 Shtator 2025 | 13:07

Sjellja në jetë e një fëmijë mund të pasohet me probleme të shëndetit mendor për gruan. Një studim i fundit nga Suedia ka sjell të dhëna të reja për depresionin post partum.

Studiesit suedez kanë marrë në analizë, 1.8 milion lindje nga viti 2003 deri në 2019, dhe kanë parë se rreziku për depresion rritet me 20% në javëve 5 -15 pas lindjes, ndërsa psikoza është deri në 7 herë më e shpeshtë në javët e para pas lindjes.

Ekspertët theksojnë se, ndryshe nga “trishtimi pas lindjes” – që janë ndryshime të lehta humori – psikoza lindjes është një gjendje serioze, por e trajtueshme, nëse kapet në kohë.

Studimi tregon gjithashtu se gjatë shtatzënisë, numri i diagnozave të reja bie, ndoshta për shkak të kujdesit të shtuar mjekësor dhe ndryshimeve hormonale.

Më herët edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka dekaruar se në nivel global mbi 10% e grave shtatzëna dhe 13% e atyre pas lindjes preken nga çrregullime të shëndetit mendor, kryesisht depresioni.

Ky fenomen është i përhapur edhe në Shqipëri, ndërsa nuk ka shifra zyrtare dhe shpesh depresioni pas lindjes mbetet i padiagnostikuar dhe pa trajtuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026