Vlorë/I riu debaton në Këshillin Bashkiak: Kam 5 vjet dhe nuk po na shpronëson asnjë
Gjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi.
Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët. I riu deklaron se banesa e tij është shembur dhe kundrejt kësaj nuk ka marrë shpronësimin dhe shton se si rasti i tij, ka dhe shumë qytetarë të tjerë në Vlorë.
“Kam 5 vjet dhe nuk po na shpronëson asnjë. Jetoj te Porti, tani jam pa banesë. Disa i kanë marrë disa jo shpronësimin. Ma kanë prishur shtëpinë dhe lekët nuk mi kanë dhënë. Kam komunikuar me të gjithë dhe të gjithë e anashkalojnë duke thënë se kemi mbledhje ndërkohë unë nuk dua t’ia di për mbledhjet e tyre. Unë si qytetar kërkoj të drejtën time. Pritjet tona janë skandaloze. Na thanë se nuk prishim shtëpi pa marrë shpronësimin. Shkuan i prishën dhe shpronësim nuk morëm. Asnjë nuk kthen përgjigjie. Si puna jonë është e gjithë lagjia , rreth 25 veta”, tha qytetari nga Vlora.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat