“Nuk e dini kush jam unë”, eksperti rrëfen me detaje vrasjen e biznesmenit italian

29 Shtator 2025 | 19:55

I ftuar në Euronews Albania, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një panoramim të qartë të ngjarjes tragjike ku mbeti i vrarë biznesmeni italian, Edoardo Sarchi.

Ai tha se vrasja nuk ka qenë e paramenduar, por një konflikt i çastit që ndodhi pas një shkëmbimi verbal mes palëve.

Sipas Karamuços, ngjarja nisi në momentin kur automjeti i autorit dhe makinat që shoqëronin biznesmenin italian u shkëmbyen në rrugë.

“Automjetet e grupit të viktimës ishin të pajisura me prozhektorë nate pasi përdoren për gjueti. Në çastin e shkëmbimit, autori dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka reaguar me sharje. Pas një përplasjeje verbale, ai ka kthyer makinën mbrapsht, ka parakaluar grupin dhe u ka zënë rrugën. Më pas autori ka zbritur nga automjeti, i armatosur me një pushkë gjahu me dylbi. Nuk mund të them që ishte snajper, por pushkë sportive për gjueti. Ai filloi t’i ofendonte dhe t’i kërcënonte personat që ndodheshin me biznesmenin italian, madje ka deklaruar: “Nuk e dini kush jam unë, jam filani”. Megjithatë, sipas dëshmive fillestare në polici, askush nga grupi nuk e kishte njohur apo mbajtur mend emrin e përmendur. Pasi debati ka degjeneruar në përplasje fizike, autori ka hapur zjarr, duke qëlluar në mënyrë të pakontrolluar, pa shënjestruar ndonjë person konkret. Një nga plumbat goditi në këmbë shtetasin italian, duke i dëmtuar aortën e femurit – plagë që i solli vdekjen. Personat që ishin me viktimën nuk janë larguar nga vendngjarja, por kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë. Në vendngjarje janë gjetur leckë dhe rrip i vendosur për të ndaluar gjakderdhjen. Ata kanë telefonuar edhe një familjar të një ish-ministri të Brendshëm për të kërkuar ndihmën e një helikopteri, por viktima ndërroi jetë para se të mbërrinte ndihma mjekësore”, thotë Karamuço.

Karamuço tha se autori është larguar me një makinë të bardhë, për të cilën nuk janë mbajtur mend as targat, as të dhëna të tjera.

“Identifikimi i tij është bërë përmes pamjeve të një kamere sigurie të një lokali dhe një baxhoje pranë vendngjarjes. Më pas, policia aktivizoi dronë dhe njësi të specializuara dhe arriti të lokalizonte automjetin e autorit, pushkën me dylbi dhe prova të tjera”, tha Karamuço.

Eksperti theksoi se autori nuk është çoban, por pronar i disa staneve në zonë, me banim në qytetin e Vlorës. Ai mohoi të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit.

“Zona përdoret për gjueti. Nuk është sezoni i mbjelljes së kanabisit – kjo ndodh në mars. Për më tepër, personat që ishin me viktimën janë biznesmenë, jo të lidhur me aktivitet kriminal,” u shpreh ai.

Sa i takon zërave për një inskenim të mundshëm të ngjarjes nga ana e personave që ndodheshin me viktimën, Karamuço i hodhi poshtë kategorikisht. “Nuk ka asnjë të dhënë që të mbështesë këtë teori. Kjo ide përjashtohet plotësisht,” theksoi ai.

Në fund, ai kritikoi edhe mediat italiane që, sipas tij, po përpiqen të nxijnë situatën. “Unë nuk shoh asnjë paramendim. Po të donte ta vriste me qëllim, do ta godiste në pjesë të tjera të trupit, jo në këmbë,” tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026