Shpjegimi i avokatit Jordan Daci: Si mund ta rrëzojë Kushtetuesja ankimin e Veliajt
Avokati Jordan Daci komentoi ankimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e shkarkimit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Sipas Dacit me depozitimin e ankimit, efekti i vendimit për shkarkimin është pezulluar automatikisht.
“Nga ankimi i sotëm në Kushtetuese, vendimi për shkarkimin është pezulluar dhe pasojat janë që Veliaj është kryetar deri në ditën kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse e rrëzon, botohet në Fletoren Zyrtare. Ose, nëse e pranon ankimimin e tij, ai s’ka pushuar asnjëherë së qeni kryetar. Sot që ne flasim, kryetar është ai dhe do të vazhdojë të mbetet deri kur të dalë vendimi i Kushtetueses”, tha Daci.
Avokati tha se çështja është e lehtë për t’u zgjidhur, por nëse ndodh një ndarje 4 me 4 e votave në Gjykatën Kushtetuese, atëherë ankimi do të rrëzohej automatikisht pa një vendim përmbajtësor, gjë që ai e konsideroi si jo profesionale.
“Për mua është një çështje e lehtë për t’u ndarë por nëse votat ndahen 4 me 4, ankimimi i Veliajt do të rrëzohej pa vendim, por që nuk do të ishte profesionale”, tha ai.
Ai shtoi se mungesa në detyrë për shkak të rrethanave që nuk varen nga individi nuk mund të cilësohet si shkelje e rëndë kushtetuese. “Ky nen që është përdorur për shkarkim është jokushtetues. Gjykata duhet ta shfuqizojë ose së paku të bëjë një interpretim pajtues me Kushtetutën,” u shpreh ai.
I pyetur se çfarë do të këshillonte nëse do ishte avokat i Veliajt, Daci tha se ai nuk mendon se kryetari i Bashkisë është i lirë të veprojë siç do të donte.
“Nëse do të ishte realisht një kryetar i pavarur, gjëja e parë që do të duhej të bënte është shkarkimi i të gjithë personave që janë emëruar në kundërshtim me vullnetin e tij. Nuk besoj se Veliaj do të ndërmarrë një përplasje të fortë politike. Kjo është ndoshta beteja e tij e fundit dhe nuk mendoj se do të ketë një lëvizje të fortë që do të çonte në spastrimin e administratës bashkiake, pjesa tjetër është vendimmarrje politike. Avokatët e tij kishin bërë një punë të mirë. Mendoj se kanë nevojë vetëm të fokusohen te pjesa e parimeve kushtetuese dhe të merren me thelbin – ne i themi: ‘kape dashin prej briresh”, përfundoi avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet