EMRI/ Vidhte automjete për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari me precedent penal
Një 43-vjeçar me precedent të mëparshëm penal, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për vjedhjen e dy automjeteve, me qëllim shitjen e tyre.
Shtetasi Elton Tafa 43 vjeç, u arrestua si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit të një shtetaseje për vjedhjen e automjetit që kishte në përdorim, më datë 28 shtator 2025.
Në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, Policia arriti të lokalizojë dhe të sekuestronte në Durrës një nga automjetet e vjedhura, i cili dyshohet se ishte transportuar atje nga autori për ta shitur.
Nga hetimet paraprake rezulton se 43-vjeçari Elton Tafa, ka vjedhur edhe një automjet tjetër në muajin korrik, për të cilin vijojnë përpjekjet për ta gjetur dhe sekuestruar. Policia po punon gjithashtu për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga i arrestuari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus