Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Spahia me probleme shëndetësore

1 Tetor 2025 | 15:12

Seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia, e planifikuar të zhvillohej në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), është shtyrë për shkak të mungesës së të pandehurit.

Sipas avokatit mbrojtës, Spahia ndodhet në pamundësi për të marrë pjesë në seancë, pasi prej një muaji ka thyer këmbën dhe, sipas rekomandimeve mjekësore, nuk mund të lëvizë.

Megjithatë, pas shqyrtimit të dokumentacionit mjekësor të paraqitur nga mbrojtja, prokurorja e SPAK, Dorina Bejko, vuri në dukje se mjekët kanë rekomanduar që Spahia mund të lëvizë me ndihmën e patericave.

Për këtë arsye, ajo kërkoi kohë për marrjen e masave të nevojshme që të sigurohet prania fizike e të pandehurit në seancën e ardhshme.

Gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 10 tetor, ku pritet që Bardh Spahia të jetë i pranishëm dhe të merret në pyetje.

Deputeti demokrat akuzohet për pengim të ekzekutimit të vendimit të gjykatës, gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë Shkodër.

Sipas dosjes hetimore, ai nuk ka zbatuar një vendim gjykate që urdhëronte rikthimin në detyrë të drejtorit të Ujësjellësit, të cilin e kishte shkarkuar në mënyrë të paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026

Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me aktivitet të dendur elektrik ka përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori. Sipas...
13:09 | 24/06/2026