Alcaraz dhe Sinner triumfojnë në turnetë e tenisit në Japoni dhe Kinë
Dy nga emrat më të spikatur të tenisit botëror, Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner, vijojnë të dominojnë skenën ndërkombëtare, këtë herë me suksese të njëpasnjëshme në Azi.
Një ditë pas triumfit të Alcaraz në Japoni, ishte radha e Sinner për të ngritur një tjetër trofe, këtë herë në Kinë.
Rivaliteti mes tyre po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një duel në distancë, ku suksesi i njërës palë duket se motivon menjëherë tjetrin.
Më 30 shtator, spanjolli Alcaraz u shpall kampion në turneun e zhvilluar në Tokio, ku në finale mposhti amerikanin Taylor Fritz me rezultatin 6-4, 6-4, në një përballje të dominuar nga talenti 22-vjeçar.
Vetëm pak orë më vonë, mëngjesin e 1 tetorit, ishte radha e Jannik Sinner të konfirmonte formën e tij të shkëlqyer.
Italiani triumfoi në turneun e zhvilluar në Kinë, ku në finale u përball me amerikanin 19-vjeçar Learner Tien – një emër ende i panjohur për shumë, i renditur aktualisht në vendin e 52-të të botës.
Sinner nuk hasi asnjë vështirësi dhe e fitoi ndeshjen me rezultat të pastër 6-2, 6-2, duke theksuar qartazi diferencat mes tij dhe kundërshtarit.
Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm për italianin gjatë këtij sezoni, që vijon formën e tij fitimtare.
Kujtojmë se Sinner ka pasur sukses edhe më herët në Kinë, kur në garën e Pekinit para dy vitesh mposhti në finale rusin Daniil Medvedev.
Fitorja e fundit është një tjetër dëshmi e rritjes së tij konstante dhe e garës së fortë që po zhvillohet mes tij dhe Alcaraz për dominimin në skenën e tenisit botëror.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje