Përkthyesit dhe studiuesit: Bashkë për të mbrojtur gjuhën shqipe

1 Tetor 2025 | 18:15

Përkthyes, gjuhëtarë dhe shkrimtarë u bashkuan në një aktivitet me temë “Përkthimi, kufijtë kohorë dhe gjuha”, të organizuar në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Shoqatën e Përkthyesve Shqiptarë.

Ky takim solli reflektime mbi rolin e gjuhës dhe sfidat që ka përkthimi në Shqipëri.

Gjuhëtari Xhevat Lloshi ngriti shqetësimin për gabimet e përsëritura në përdorimin e gjuhës shqipe. Ai theksoi se këto gabime përbëjnë një katastrofë për gjuhën dhe për brezin e ri.

“Në gjuhën shqipe nuk thuhet ‘I burgosur’, por ‘e kap rob’. Kjo mënyrë e pasaktë do të përhapet në internet, prandaj është shumë e nevojshme që të tërheqim vëmendjen për mungesën e përkthimit të saktë dhe paditurinë e thellë në gjuhën shqipe,” u shpreh Lloshi.

Përkthyesi dhe studiuesi Ilia Lëngu theksoi rëndësinë e njohjes së thellë të potencialit shprehës jo vetëm të gjuhës së huaj që përkthehet, por edhe të gjuhës shqipe.

“Pa njohje të thellë të potencialit shprehës të gjuhës amëtare dhe asaj të huaj, nuk mund të kryhet puna profesionale. Kjo kërkon një fushë të gjerë ndërdisiplinore,” tha Lëngu.

Ndërkaq, shkrimtari dhe përkthyesi Primo Shllako solli një qasje tjetër lidhur me përkthimin. Ai vuri në dukje mungesën e një shkollë përkthimi në vend, duke e konsideruar këtë një fat.

“Përkthyesit njohin shqipen në një nivel më të lartë, ndërsa gjuhëtarët e kanë ngushtuar atë. Përkthyesit kanë shpërthy barrierat dhe po bëjnë punë të mirë. Ata janë faktor shumë i madh i zhvillimit të gjuhës shqipe,” tha Shllako.

Diskutimi nxiti nevojën për standarde më të larta në përkthim, rishikim të edukimit gjuhësor dhe bashkëpunim më të ngushtë mes përkthyesve, gjuhëtarëve dhe institucioneve kulturore për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026