“Shqipëria përfshihet nga stuhia”, ekspertja: Rrezik përmbytjesh në disa qytete
Ekspertja pranë IGJEUM, Anira Gjoni, në një deklaratë për Euronews Albania, ka reaguar pas paralajmërimeve të një meteorologu të njohur grek, i cili tha se Shqipëria do të përfshihet nga një stuhi e fuqishme, me reshje intensive shiu, ulje të ndjeshme të temperaturave dhe dëborë në zonat malore.
Gjoni theksoi se kjo situatë është parashikuar që prej ditës së hënë nga institucionet shqiptare dhe nuk është e nevojshme që qytetarët të presin informacione nga specialistët e vendeve fqinje.
“Këtë gjë e kemi njoftuar prej të hënës. Presim që ky mot të na shoqërojë gjatë fundjavës. Nuk është se presim të na informojnë homologët në vendet fqinje. Presim mot me stuhi, reshje mesatare dhe intensive në disa qarqe, në formën e shtrëngatave. Duhet përmendur se në zonat malore priten reshje dëbore deri në lartësitë 800 metra,” – deklaroi ajo për Euronews Albania.
Ekspertja paralajmëroi gjithashtu për mundësi përmbytjesh në disa zona urbane për shkak të intensitetit të reshjeve dhe shtrëngatave.
“Mund të kemi vërshime të ujit në qytete si Durrësi, Vlora, Berati, Gjirokastra dhe Kukësi,” – shtoi Gjoni.
Sipas saj, edhe era do të jetë problematike, me intensitet që do të variojë nga mesatar në të fortë, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme – me minimumet që pritet të zbresin deri në 7°C dhe maksimumet që nuk do të kalojnë 16°C.
“Ditët më kritike do të jenë e enjtja dhe e premtja, kur reshjet do të jenë më të theksuara. Të shtunën pritet që situata të përmirësohet dhe reshjet të ndërpriten,” – përfundoi Gjoni.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve