Rama: Ankimimet nuk pezullojnë më vendimet për zhvillimin e territorit
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të premte, foli për masat e reja të qeverisë në drejtim të forcimit të kontrollit mbi territorin.
Një nga risitë e prezantuara lidhet me procedurat e ankimimeve administrative dhe gjyqësore, të cilat, sipas Ramës, nuk do të kenë më efekt pezullues ndaj vendimeve përfundimtare të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e territorit.
“Një tjetër masë e marrë është që ankesat administrative dhe gjyqësore nuk do të pezullojnë ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritetit përgjegjës për zhvillimin e territorit.
Kjo është një masë e rëndësishme, sepse ka pasur shumë spekulime dhe abuzime. Kanë ndodhur raste ku vendime janë pranuar ‘në heshtje’, pasi pala e pushtetit lokal apo një agjenci qendrore nuk është paraqitur fare në gjykatë,” u shpreh Kryeministri.
Ai theksoi se nga tani e tutje, vendimet e institucioneve përkatëse do të ekzekutohen menjëherë, pavarësisht ankimimeve, duke u dhënë fund vonesave dhe bllokimeve të qëllimshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut