Rama: Do të kërkohet leje edhe për muret rrethuese, kanë zaptuar pjesë të trotuareve

3 Tetor 2025 | 12:23

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të premte, doli përkrah ministrit të Drejtësisë dhe ministres së Brendshme për të shpallur masat e reja të qeverisë në drejtim të forcimit të kontrollit mbi territorin, zbatimit korrekt të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimit të ndërtimit të paligjshëm.

Një ndër risitë e prezantuara ishte detyrimi për marrjen e lejes së ndërtimit edhe për muret rrethuese, të cilat, sipas Kryeministrit, shpesh ndërtohen në mënyrë të pakontrolluar dhe dëmtojnë hapësirat publike.

“Padiskutim që, ashtu siç merret leje për ndërtimin e një godine, duhet marrë leje edhe për murin rrethues. Muret pa leje do t’i nënshtrohen korrigjimit dhe do të adaptohen sipas modeleve tip që do të vihen në dispozicion nga bashkitë,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se muret rrethuese që shërbejnë për qëllime fitimi, të ndërtuara në resorte, pallate apo godina të tjera, do të prishen, ndërsa për ato të banesave private do të zbatohet një procedurë më e butë dhe me afat korrigjimi.

“Muret rrethuese janë një problematikë më vete. Shqipëria nuk mund të jetë një vend evropian, kur në çdo lagje muret ngrihen pa asnjë sens zhvillimi urban të përbashkët. Ka mure që ‘gllabërojnë’ treçerekun e trotuarit. Nuk ecën dot çift, por vetëm një nga një që të mos biesh në rrugë,” tha Rama.

Sipas tij, përmes vendimit të ri të Këshillit të Ministrave, është përcaktuar e gjithë procedura ligjore për ndërhyrjen në muret rrethuese të paligjshme, përfshirë prishjen, konfiskimin apo vënien në dispozicion të tyre për përfundim të rregullt, në rastet kur identifikohet pronari dhe ofrohen garanci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026